img

,

19 May 2021

Beetroot Academy Kosovo – shkolla suedeze që ju përgatitë për punët më të kërkuara!

Beetroot Academy Kosovë

Beetroot Academy Kosovo është shkolla më e re në vend e cila ofron kurse profesionale për të gjithë ata që duan të zhvillojnë një karrierë në fushën e IT-së.

Programet e kurseve që ofron kjo shkollë janë të përpiluara nga ekspertë të fushës që i synim kanë përshtatjen ndaj kërkesave të vazhdueshme në tregun e  punës.

Ajo që e veçon më shumë këtë shkollë është kurrikula e cila është  e trashëguar dhe e unifikuar me akademinë partnere në Suedi. Pra, është një planprogram i cili ka dëshmuar storie suksesi për më shumë se 2400 studentë  në 20 qytete të ndryshme ku Beetroot Academy funksionon.

Trajnerët të cilët janë përzgjedhur të mbajnë kurset në këtë shkollë janë të trajnuar dhe të certifikuar  nga Beetroot Academy në Suedi, në mënyrë që përmbushja e standardeve dhe planprogramit të paraparë të arrijë rezultatet e nevojshme.

Të gjitha kurset janë të strukturuara përmes sistemit LMS (Learning Management System) ku të gjithë studentët kanë qasje në materialet e kursit, videot, testet, burimet etj.

Kurset që ofrohen:

  • Front-end Development
  • React JS
  • NodeJS
  • UI/UX Design from scratch
  • Project Management in IT
  • English for IT