Pritjes për hapjen e Beetroot Academy në Kosovë, po i vjen fundi!
Beetroot Academy në Kosovë
Pas ndërprerjes së përkohshme për shkak të virusit Covid-19, projekti në fushën e edukimit që po realizohet nga kompania Kutia, po hap dyert për të gjithë ata që duan të zhvillojnë veten në fushën e IT-së.
Me fokus të veçantë në realizimin e programit dhe kurrikulës së trashëguar nga Beetroot Academy në Suedi dhe në Ukrainë, kjo shkollë po hap dyert për të gjithë ata që tashmë janë bindur se profesioni në fushën e IT-së është ai që tashmë po e pushton botën. Përkundër ndryshimeve drastike që ndodhën përgjatë tre muajve të fundit në tregun e punës, ishte fusha e IT-së ajo që përkundër lëkundjeve dhe krizave globale, arriti të vazhdojë aktivitetet dhe të qëndrojë stabile.
Përgjatë kësaj periudhe izolimi botëror, që rezultoi me mbylljen e mijëra vendeve të punës, kompani të ndryshme të IT-së vetëm sa rritën kërkesat e tyre për punëtorë të rinjë.
Misioni i Beetroot Academy në Kosovë është konkretizuar në fokusin e veçantë te kurrikula dhe programi mësimor. Kjo kurrikulë e ndërtuar në mënyrë të tillë që të mbulojë të gjitha fushat e njohurive në fushën e IT-së, është dëshmuar si një ndër kurrikulat më të suksesshme në këtë fushë, me 70% të të diplomuarve të punësuar, në periudhë kohore prej 6 muaj pas diplomimit.
Profesioni i IT-së në Kosovë nuk është i ri, por kërkesa në treg është aq e madhe saqë e vështirëson plotësimin e vendeve të punës me njerëz profesionistë. Duke e ditur këtë nevojë të tregut për zhvilues dhe faktin se kompanitë e ndryshme në Kosovë vetëm sa po i rrisin kërkesat e tyre për punëtorë, Beetroot Academy ofron mundësi të reja që të rinjtë të punësohen dhe të zhvillojnë profesionet e tyre.
Kandidatët e suksesshëm pas trajnimit do të kenë mundësi praktike në Kutia dhe në kompani të tjera.
Kurset që ofrohen:
- Front-end Development
- React JS
- NodeJS
- UI/UX Design from scratch
- Project Management in IT
- English for IT
Klikoni KËTU për të mësuar më shumë rreth kurseve dhe trajnerëve ose vizitoni faqen tonë në Facebook.