Le të ndërtojmë karrierën e ëndrrave në IT

Fillimi ose promovimi i një karriere të re në IT mund të tingëllojë e vështirë dhe e frikshme. Mos u shqetëso, e dimë që me një motivim të mjaftueshëm dhe me mbështetjen e duhur, mund t'ia dalim. Ndiqni hapat e ardhshëm dhe do të jeni më afër arritjes së qëllimit tuaj.

student1
student1

Zgjedhni drejtimin

Zgjidhni kursin në varësi të interesit tuaj dhe aftësive përkatëse. Mos u shqetësoni nëse aplikoni në një kurs të gabuar, koordinatori ynë rajonal do t'ju ndihmojë të zgjidhni kursin e duhur për ju.

Procesi i aplikimit

Apliko

Intervista

Bashkëpunimi afatgjatë

Intervista

Ky është një takim miqësor ku mund të takoni ekipin tonë dhe të bëni pyetje të ndryshme. Procesi i përzgjedhjes na ndihmon të arrijmë një atmosferë miqësore

interv

Metodologjia

studentstudent

Teoria

Të gjitha mësimet teorike regjistrohen dhe ngarkohen në LMS. Si student do të keni qasje në to, gjë që do t'ju japë më shumë pavarësi gjatë procesit të mësimit.

Praktika

Meqenëse i keni mësuar mësimet teorike në shtëpi, tani mund të punoni për probleme praktike me trajnerin/en dhe kolegët/et tuaj/a në klasë.

Këshillime për karrierë

Mësoni si të shkruani një CV, të kaloni një intervistë dhe të përgatitni portofolin tuaj. Do të takoni ekspertë të burimeve njerëzore (HR) lokale dhe të kuptoni se si të punësoheni në sektorin e IT.

Mësimet në anglisht

Anglishtja është gjuha e IT-së. Mësimet tona teknike të anglishtes do të përmirësojnë fjalorin tuaj të IT-së dhe do t'ju japin njohuritë themelore për të punuar në industrinë e teknologjisë.

Learning management system

Platforma jonë përditësohet vazhdimisht në mënyrë që ta bëjë procesin e mësimit më të lehtë dhe argëtues.

system

Qasje në të gjitha mësimet me video dhe materiale shtesë të përgatitura nga trajneri/ja.

system

Ngarko detyrat e shtëpisë dhe merr përgjigje

system

Kalendari me mësime, testet dhe ngjarjet e ardhshme

system

Faqja e studentit

system

Rikujtimet vijnë te ju në Slack dhe Telegram. Në këtë mënyrë nuk do të humbisni asgjë.

Projekti i diplomimit

Është mësimi i fundit, koha për të prezantuar projektin tuaj përfundimtar për të cilin keni punuar shumë dhe për ta diskutuar atë me trajnerin/en dhe studentët e tjerë. Urime! Ky është projekti i parë në portofolin tuaj. Koha për të festuar me picë dhe tortë

project
student
certificate

Diploma

Në ditën e diplomimit do të merrni diplomën me vulën dhe nënshkrimin e trajnerit të Beetroot Academy. Ky dokument është i bazuar në merita prandaj duhet të tregoni se e keni merituar. Kushtojini rëndësi intervistës! Punëdhënësi juaj i ardhshëm mund të kontrollojë vërtetësinë e diplomës në faqen tonë të internetit.

Filloni të mësoni sot

Le të fillojmë me aplikimin tuaj. Regjistrohuni në LMS dhe hyni në test. Koordinatori Rajonal do t'ju telefonojë dhe do t'ju ftojë për një intervistë