top img

Filozofia jonë

Në Beetroot Academy, ne i bëjmë gjërat në mënyrën tonë. Kultura jonë përcakton se si dhe me kë punojmë. Kjo qasje mund të reflektohet në vlera dhe modele të caktuara që na ndihmojnë të arrijmë qëllimet tona.

Qasja ndaj të mësuarit

Studime të kombinuara

Të gjithë studentët kanë qasje në sistemin tonë të menaxhimit të mësimit - Learning Management System (LMS). Ne e kemi zhvilluar këtë produkt për ta bërë mësimin më të lehtë dhe më efektiv. Ju do të jeni në gjendje të shikoni mësime, të kryeni detyra dhe të ngarkoni detyrat e shtëpisë. LMS do të jetë një nga mjetet më të rëndësishme për periudhën e qëndrimit tuaj me ne.

education

Flipped Classroom

Shikoni teorinë e mësimeve në shtëpi në sistemin LMS, dhe në klasë punoni në projekte reale me trajnerin dhe shokët e klasës. Në këtë mënyrë ju jo vetëm që do të arrini rezultate më shpejt, por gjithashtu do të gjendeni në situata të ngjashme reale me atë që njerëzit përjetojnë në kompanitë e IT-së.

Komunikimi ndërmjet kolegëve

Ne nuk komunikojmë me studentët si me fëmijët (jemi mësuar me këtë në shkolla dhe universitete). Trajneri është mentori dhe kolegu juaj, andaj, ai do t'ju trajtojë si kolegë. Edhe ju duhet t'i trajtoni të tjerët në mënyrë të barabartë. Ju gjithashtu do të komunikoni me shokët e klasës. Paradigma e mësimit po ndryshon dhe ne gjithmonë përpiqemi të përshtatemi sa më shpejt të jetë e mundur.

social

Modeli i biznesit

Çfarë na bën të veçantë? Ne nuk e masim suksesin vetëm në fitim dhe besojmë se treguesi kryesor i rezultateve është ndikimi shoqëror. Ne përdorim metoda biznesi për të zgjidhur problemet sociale. Qëllimi ynë është të ndikojmë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës duke ndihmuar njerëzit të ndërtojnë një karrierë në IT.

Decntralizimi

Ne nuk besojmë se i gjithë sektori i IT në Kosovë Ukrainë duhet të përqendrohet në një vend. Ashtu siç nuk besojmë se çdo organizatë duhet të ketë një seli nga ku ekipi i menaxhimit kontrollon të gjitha burimet. Një nga qëllimet tona është të ndihmojmë Kosovën Ukrainën të decentralizojë qendrat e saj të IT-së, ashtu si ne jemi duke decentralizuar ekipet tona në të gjithë vendin. Na besoni, funksionon!

decentralization

Vlerat e kompanisë

Besimi dhe përgjegjësia

Ne shprehim mirësi dhe i besojmë njëri-tjetrit. Ne besojmë se japim më të mirën nga vetja për të krijuar dicka të mirë dhe njerëzit përreth nesh do të bëjnë të njëjtën gjë. Me besim vjen edhe përgjegjësia. Ne marrim përgjegjësi për veten, punën dhe mjedisin tonë. Ne jemi përgjegjës për ruajtjen e vlerave dhe misionit tonë shoqëror si parime udhëzuese.

management

Transparenca

Transparenca do të thotë dy gjëra. Së pari, ka të bëjë me organizatën dhe kolegët. Mungesa e transparencës mund të jetë një pengesë që ju ose të tjerët ta bëni mirë punën tuaj. Transparenca dhe hapja na ndihmojnë të decentralizojmë përpjekjet tona dhe të punojmë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët. Së dyti, ka të bëjë me të qenit të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin; duke qenë transparent me reagime dhe ide.

Qëndrueshmëria

Pa të, energjia jonë, situata e jetës dhe bota përreth nesh do të zhduken. Qëndrueshmëria ka të bëjë me mënyrën se si e trajtojmë veten dhe si e trajtojmë Beetroot Academy. Ne nuk pranojmë situata që mund të na dëmtojnë në planin afatgjatë. Është gjithashtu edhe për mënyrën se si i trajtojmë marrëdhëniet tona dhe botën në të cilën jetojmë.