Historia
Shumë ngjarje dhe aventura të ndryshme kanë ndodhur gjatë rrugëtimit tonë. Këto janë ngjarjet dhe të arriturat kryesore:
2014
2014Ukraina po hyn në një kapitull të ri në historinë e saj, fryma Europiane po lëkund vendin dhe shpresat po rriten derisa papritmas Ukraina gjendet në një konflikt të armatosur ndërkombëtar. Aneksimi i Krimesë dhe lufta në Ukrainën Lindore po detyron miliona njerëz të lënë shtëpitë e tyre dhe vendi po hyn në një recesion të thellë ekonomik. Beetroot Academy vendosi të përdor përvojën e saj në IT dhe t'a kanalizojë atë në diçka që mund të krijojë më shumë ndikim social në shoqëri. Kjo është Beetroot Academy - një iniciativë për të ndihmuar njerëzit të kenë karriera të shkëlqyera në IT dhe që mund të ndihmojë në rritjen e ekomonisë dhe shoqërisë.
Beetroot Academy e filloi misionin e saj, por si dhe ku të filluam? Me mbështetje nga Beetroot Academy në Suedi filluam një projekt të vogël kërkimor se si të mbështesim njerëzit për të filluar një karrierë në IT. Nga kjo lindi ideja për t'u përqendruar në vendet që zakonisht kanë industri më të vogla në IT dhe më pak qasje në arsimim në këtë fushë. Vendi më i përsosur për ta testuar idenë ishte Poltava, ku industria e IT-së është në rritje dhe ku Beetroot tashmë ka një prani të jashtëzakonisht të lartë. Ndodhi gjithashtu që kjo të jetë vendlindja e Alexey Kaluzhniy, fituesit të kampionatit Evropian Dev Challenge në zhvillimin e Front-End. Duke kombinuar këto variabla, Beetroot Academy vendosi të zhvillojë një kurs pilot në WordPress dhe të fillojë në Poltava me Alexey Kaluzhniy si trajner.
Vendimi për të themeluar Beetroot Academy u mor duke u regjistruar si ndërmarrje shoqërore me qëllimin e zhvillimit profesional dhe privat në Ukrainë.
2015
Pas një viti të parë emocionues dhe me rezultate të shkëlqyera, Beetroot Academy hyn në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për të ofruar edukim në fushën e IT-së për personat e zhvendosur brenda vendit (IDPs) në Poltava dhe Odessa. Qëllimi është të përgatisim studentët të hyjnë në tregun e punës në fushën e IT-së si Juniors të rinj në front-end dhe për t'u siguruar që të punësohen në kompani lokale të IT-së. Në total, 60 studentë diplomohen si pjesë e projektit të UNDP-së dhe 70% e të diplomuarve gjejnë punë në sektorin e IT-së.
2016
Pas dy vitesh themelimi të Beetroot Academy, tani jemi edhe në tri qytete të Ukrainës: Kyiv, Odessa dhe Poltava – dhe filluam me dy kurse të reja dhe të kërkuara në treg: Web Design dhe Back-End.
2017
Organizata hyn në një fazë të re të rritjes: Në fillim të vitit, Beetroot Academy hapet në Chernihiv dhe Kramators, nënshkruhet një partneritet i ri me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë dhe deri në verë, katër akademi të reja fillojnë në Zaporizhiya, Nikolaev, Mariupol dhe Ivano-Frankivsk, duke u bërë me 9 qendra në Ukrainë. Për më tepër, kemi arritur bashkëpunim i thellë dhe afatgjatë me Suedinë për vitin 2018 dhe gjithashtu filluam diskutimet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
2018
Në gjysmën e parë të vitit, akademia e dhjetë hapet në Kremenchug dhe në fund të vitit do të fillojmë në Kharkiv me mbështetjen e Estonisë. Një partneritet i ri me USAID (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar) po fillon për të siguruar bursa në Ukrainën lindore. Një partneritet tre-vjeçar me Suedinë fillon në qershor. Qëllimi i partneritetit është të mbështesë më shumë ukrainas për të hyrë në sektorin e IT-së duke ofruar më shumë kurse në më shumë vende. Ne kemi vendosur qëllime ambicioze: të dyfishojmë numrin e akademive, të nisim kurse të reja, në veçanti - fusha jo-teknike. Përmes partneritetit, mijëra ukrainas do të mësojnë për IT-në dhe Beetroot Academy do të eksplorojë territore të reja në vend.
2019
Këtë vit jemi duke u zhvilluar në mënyrë aktive në partneritet me Suedinë. Po hapim shkolla në Kherson, Vinnytsia, Rivne, Ternopil dhe Chernivtsi. Për më tepër kemi lansuar kurse të reja: Project Management, Digital Marketing, English for IT and Basics of Entrepreneurship. Ekipi i akademisë po zgjerohet dhe po mbulojmë më shumë sektorë të ekonomisë dixhitale.
Çfarë ndodhë tani?
Viti filloi me hapjen e shkollave në Dnieper dhe Zhytomyr. Programi ynë për gratë – Pink Programming, ka filluar në Suedi.